Botërori 2026/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë para Anglisë dhe Andorës! 12 lojtarë në fushë, të tjerët të diferencuar, Sylvinho ‘buzëqesh’

Mes 12 futbollistëve që janë stërvitur sot në fushë janë edhe Broja, Muçi, Hoxha, Ismajli, Laçi, Ramadani dhe Asllani. Lajm i mirë është që të 26 futbollistët janë në dispozicion të Sylvinhos që ditën e sotme.

Kombëtarja shqiptare ka kryer sot (17 mars) seancën e parë stërvitore nën drejtimin e teknikut Sylvinho, për dy ndeshjet kualifikuese në botërorin e ardhshëm 2026, ndaj Anglisë dhe Andorës.

Në fushën e gjelbër janë stërvitur vetëm 12 futbollistë, ata të cilët nuk kanë pasur ndeshje të dielën me ekipet e tyre dhe që kanë udhëtuar në kohë për në Tiranë.

Mes 12 futbollistëve që janë stërvitur sot në fushë janë edhe Broja, Muçi, Hoxha, Ismajli, Laçi, Ramadani dhe Asllani. 

Pjesa tjetër e lojtarëve kanë kryer stërvitje të diferencuar në palestër, por lajm i mirë është që të 26 futbollistët janë në dispozicion të Sylvinhos që të hënën.