FLASH :

Bota në ankth/ Izraeli bombardon Iranin, Teherani gati për hakmarrje

Izraeli ka nisur sulme në shkallë të gjerë kundër Iranit të premten, duke thënë se kishte në shënjestër objektet bërthamore, fabrikat e raketave balistike dhe komandantët ushtarakë.

Gjithashtu deklaroi Izraeli se ky ishte fillimi i një operacioni për të parandaluar Teheranin të ndërtojë një armë atomike.

Mediat dhe dëshmitarët iranianë raportuan shpërthime, përfshirë ato në impiantin kryesor të pasurimit të uraniumit në Natanz, ndërsa Izraeli shpalli gjendje të jashtëzakonshme në pritje të sulmeve hakmarrëse me raketa dhe dronë.

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit tha se komandanti i saj kryesor, Hossein Salami, u vra dhe media shtetërore raportoi se selia e njësisë në Teheran ishte goditur. Disa fëmijë janë vrarë në një sulm në një zonë banimi në kryeqytet, deklaruan mediat.

“Jemi në një moment vendimtar në historinë e Izraelit,”- tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.