Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Borshit, ku një furgon është përplasur me një automjet tjetër.
Sipas burimeve paraprake, nga përplasja kanë humbur jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Një burrë rreth 60 vjeç dhe një grua rreth 55 vjeç, të cilët udhëtonin me furgon kane humbur jetën.
Ndërsa dy personat e tjerë që janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.
Ndërkohë që Syri tv ka siguruar foton nga vendngjarja ku duken mjetet totalisht të shkatërruara.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe ofrimin e ndihmës për të plagosurit.
Gjendja e shëndetësore e të plagosurve ende nuk është bërë e ditur.

Njoftimi i Policisë:
“Rreth orës 13:40, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor ku janë përfshirë dy automjete:
Një automjet tip Benz, me targë AB637CX, i drejtuar nga shtetasi Myfit Qevani, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një automjet tjetër tip Benz Vito, me targë AA052NV, me drejtues Kujtim Mehmeti, rreth 60 vjeç, si dhe pasagjerja – bashkëshortja e tij, e cila aktualisht nuk është identifikuar me emër.
Si pasojë e përplasjes, dy personat e fundit (bashkëshortët) kanë humbur jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe grupi hetimor nga Komisariati i Sarandës, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”.

