Astrit Sejdi, boksieri shqiptar nga Kumanova, është bërë protagonist i një incidenti të ndodhur në Zyrih të Zvicrës.
Ai është shkëmbyer në rrugë me djalin e Arkanit, të cilin e ka grushtuar.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti Azgan Haklaj në një postim në Facebook.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.
“Shqiptari i Kumanovës bokson djalin e Arkanit! Sot në orën 17:25′ në Zyrih ky djalosh trim nga Kumanova Astrit Sejdi teksa është shkëmbyer me djalin e Arkanit kur ka parë në bluzën e tij portretin e Arkanit dhe të Putinit nuk ka duruar dot. Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldazer! Tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndosh e mirë”, ka shkruar ai.
Arkani (Zeljko Raznatovic) ka qenë një figurë e njohur ushtarake dhe kriminele serbe gjatë viteve 1990. Ai drejtonte një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Arkani u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë