FLASH :

Blue Taxi i bie ambasadës amerikane në Tiranë

Aksidenti në mes të Tiranës, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe për pasojë taksia është përplasur me barrierën anësore të rrugës dhe me një pemë.

Taksia e përfshirë në aksident i përket kompanisë “Blue Taxi”, teksa pema dhe kangjellat kanë shmangur tragjedinë, pasi makina mund të përfundonter në trotuar, duke perplasur këmbësorë që ishin në rrugën e tyre.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.