FLASH :

Bllokohet rruga e Elbasanit, administrata ishte nisur për pushime/ Rama i pret në besë: Të premten punë!

Administrata dhe qytetarë të shumtë janë dyndur që sot për të lënë Tiranën, duke qenë se 1 Maji është pushim zyrtar dhe dita e premte (2 Maji) pritej të shpallej gjithashtu ditë pushimi. Por qeveria, në mënyrë të papritur dhe në minutën e fundit, ka njoftuar sot se dita e premte do të jetë ditë punë duke i prishur planet qytetarëve dhe duke krijuar një kaos të vërtetë në trafik.


Rruga e Elbasanit deri në Bradashesh është kthyer në një kolonë të gjatë mjetesh, pasi shumë qytetarë, ishin nisur drejt qyteteve të tyre.
Por si duket, Kryeministrit Rama nuk është treguar dorë lëshuar as në prag të zgjedhjeve, përkundrazi qeveria ka njoftuar në mënyrë të beftë, duke i zënë në befasi të gjithë dhe me pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.