Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht pas arrestimit të një doganieri grek, kanë bërë të ditur burime zyrtare.
Autoritetet kanë vendosur që për momentin të lejojnë vetëm kalimin e këmbësorëve, ndërsa hyrje-daljet me mjete janë ndaluar deri në një njoftim të dytë.
Nuk janë dhënë ende detaje për arsyet e arrestimit të zyrtarit grek, por ngjarja ka sjellë vonesa dhe bllokime në kufi, duke prekur udhëtarët dhe drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë pikë për të hyrë apo dalë nga Shqipëria. Autoritetet e të dy vendeve po punojnë për normalizimin e situatës.