Më 15 dhe 16 maj 2025, në Tiranë do të zhvillohet një Samit i rëndësishëm ndërkombëtar, çka do të sjellë masa të përkohshme sigurie dhe kufizime në qarkullimin rrugor. Policia e Shtetit ka njoftuar se disa rrugë kryesore në kryeqytet do të jenë të bllokuara për automjetet gjatë këtyre datave.
Ndër rrugët që pritet të preken nga këto masa janë:
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
- Rruga e Elbasanit
- Rruga “Ismail Qemali”
- Rruga “Papa Gjon Pali II”
- Rruga “George W. Bush”
Këto kufizime do të jenë në fuqi gjatë orëve të caktuara të ditës, në varësi të axhendës së samitit dhe lëvizjeve të delegacioneve pjesëmarrëse. Policia e Shtetit këshillon qytetarët të shmangin përdorimin e automjeteve në këto zona dhe të përdorin rrugë alternative për të evituar vonesa.







