Blendi Gonxhja ka komentuar mbi dinamikat e listës së hapur në Partinë Demokratike, duke u ndalur veçanërisht te kandidatura e Jorida Tabakut dhe konkurrenca me Ilir Alimehmetin. Sipas tij, Tabaku ka arritur pozicion të lartë në listë për shkak se është një nga zërat më të moderuar dhe më të artikuluar brenda demokratëve.
“Jorida Tabaku ka treguar qytetari dhe është një nga zërat më të artikuluar në PD. Ndër demokratët, ajo është nga më të moderuarit, dhe për këtë arsye ndoshta është ngjitur në renditje,” tha Gonxhja.
Ai shtoi se elektorati është i lodhur nga agresiviteti dhe fyerjet që shpesh shoqërojnë debatet politike, duke theksuar nevojën për njerëz me këmbë në tokë, që respektojnë kundërshtarët.
“Njerëzit duan njerëz që nuk fyejnë dhe që kanë qasje reale. Këto zgjedhje kanë dhënë një rëndësi të madhe kësaj pjese,” përfundoi ai.







