FLASH :

BKH dhe SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e biznesmenit Ergys Agasi

Dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, sot në mëngjes kanë zbatuar një vendim të gjykatës GJKKO, duke ushtruar kontrolle në banesën dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit.

“Ora News” ka mësuar se bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, ku agjentët e BKH-së të urdhëruar nga prokurorët e SPAK, kanë kryer sot kontrollin e banesës në Durrës dhe Tiranë si dhe vendeve të biznesit që zotërohet nga biznesmeni, Ergys Agasi.

Ende nuk dihet me saktësi se për çfarë hetimi bëhet fjalë për çështjen e kontrabandës së cigareve, lidhjen me drejtuesit e klanit “Troplini” apo korrupsionin zgjedhor, por gjatë ditës së sotme BKH është vënë në zbatim të një vendimi gjykate.

Ende e paqartë mbeten informacionet për këtë rast për shkak se dhe SPAK po qëndron tepër hermetik.

Ndërkohë burime jo zyrtare konfirmuan për gazetarin e “Ora News”, Elton Qyno, se në këtë çështje ka pasur dhe urdhër-arreste, por nuk dihet me saktësi nëse kanë arrestuar apo jo, Ergys Agasin apo persona të tjerë.