FLASH :

Bizneset te “Delijorgji” në Tiranë ngrihen në protestë kundër Ramës për heqjen e cadrave

Pas vendimit të fundit të qeverisë për të hequr tendat dhe çadrat në zonën e Deliorgji-t, reagimi i bizneseve nuk ka vonuar.

Tregtarët kanë shpallur mbyllje të përkohshme të aktivitetit si formë proteste, duke paralajmëruar një lëvizje të organizuar që pritet të kulmojë me një demonstratë masive në ditët në vijim.

Nesër, ora 9.00 do të mbyllen bizneset si thirrje për protestë.

Pasnesër, mbahet protesta e madhe.

Bizneset kanë marrë vendim për pezullimin e licencave dhe ndalimin e çdo aktiviteti.