FLASH :

Biseda që i shpëtoi jetën atë kohë, si Michael Jackson i mbijetoi 11 Shtatorit!

Michael Jackson për pak sa nuk u bë viktimë e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit. Sipas vëllait të tij, Jermaine, Michael kishte një takim të planifikuar në majë të njërës prej Kullave Binjake në mëngjesin e 11 Shtatorit 2001. Megjithatë, ai e humbi takimin pasi kishte qëndruar zgjuar deri vonë natën e mëparshme duke folur me nënën e tij.

Pas sulmeve, Michael i tha asaj: “Nënë, jam mirë, falë teje. Ti më mbajte zgjuar duke folur deri vonë, saqë zgjova me vonesë dhe humba takimin.”

Historia e Jackson është një kujtesë se si një ndryshim i vogël në rutinë, si një bisedë e vonshme, mund të ndryshojë rrjedhën e jetës së dikujt. Edhe pse i mbijetoi atij mëngjesi tragjik, Jackson humbi jetën tetë vite më vonë, në moshën 50-vjeçare.