Ish-modelet e Playboy, Karissa dhe Kristina Shannon, kanë rrëfyer për herë të parë pas gjashtë vitesh heshtje përvojën e tyre traumatike në rezidencën e Hugh Hefner-it. Në një intervistë për revistën People, binjaket 35-vjeçare treguan se si jeta e tyre “u rrëzua” pas largimit nga vila famëkeqe në vitin 2010, duke kaluar periudha të rënda me alkool, pilula, shtim në peshë dhe mendime vetëvrasëse.
Binjaket, të cilat u zhvendosën në Playboy Mansion në vitin 2008 në moshën 19-vjeçare dhe nisën një marrëdhënie 18-mujore me Hefner-in, pranuan se kishin frikë se do përfundonin si Anna Nicole Smith — ish-Playmate që humbi jetën në 2007 për shkak të një kombinimi fatal ilaçesh. “Ishte një kulturë shokuese për ne,” rrëfeu Karissa, duke shtuar se jeta pas Playboy-t ua la një boshllëk të madh në zemër dhe shpirt.
“Bulizim, izolim dhe abuzim emocional”: Si Hefner kontrollonte jetën e tyre
Binjaket Shannon rrëfyen gjithashtu për presionin dhe xhelozinë që përjetuan nga vajzat e tjera të Playboy-t, të cilat i shihnin me zili për shkak të vëmendjes së veçantë që Hefner u kushtonte. “Ishin kaq shumë lotë nga bulizimi,” kujton Kristina. Ato ishin Playmates më të reja në moshë dhe të vetmet binjake që morën muajt e tyre të veçantë në revistë, një fakt që rriti tensionet në rezidencë.
Në dokumentarin “Secrets of Playboy” të vitit 2022, binjaket treguan për situata tronditëse, përfshirë dhe detyrimin për marrëdhënie treshe në ditëlindjen e tyre të 19-të dhe humbjen e besimit fetar për shkak të kontrollit emocional të Hefner-it. Karissa madje rrëfeu se kishte bërë një abort pas një shtatzënie të padëshiruar me Hefner-in, duke e përshkruar marrëdhënien si “një formë përdhunimi përmes manipulimit”.
“Jemi në shërim”: Një jetë e re larg Los Angeles-it
Pas viteve të vështira të pas-Playboy-t, përfshirë një përplasje me makinë dhe diagnozën me PTSD, Karissa dhe Kristina vendosën të largoheshin nga Los Angeles-i dhe të rifillonin jetën në Michigan. “Nuk menduam kurrë se do të dilnim nga ajo ferr,” thonë ato. Sot, binjaket thonë se janë në rrugën e shërimit: “Po dëgjojmë veten tonë të brendshme dhe po e vendosim Zotin në plan të parë,” tha Kristina, duke shtuar se përmirësimi mendor i tyre është reflektuar edhe fizikisht.