FLASH :

Bie 30 minuta shi, Durrësi kthehet në “Venecia”

Vetëm 30 minuta reshje intensive shiu kanë mjaftuar që qyteti i Durrësit të përmbytet sërish, duke u kthyer në një “Venecia” të vërtetë. Rrugët kryesore u mbushën me ujë, ndërsa dhjetëra makina mbetën të bllokuara nëpër rrugica dhe bulevarde.

Kjo situatë përsëritet sa herë bie një shi i dendur, për shkak të mungesës së investimeve në rrjetin e kanalizimeve.