Beyoncé mahniti publikun gjatë natës së parë të rikthimit të saj në SHBA me “Cowboy Carter Tour” në Houston, duke veshur një trupore të personalizuar të zbukuruar me mbi 60,000 kristale Swarovski. Kostumi, i krijuar nga marka luksoze Agent Provocateur, zbulonte një set të brendshëm me ngjyra të ndezura dhe theksonte format e saj. Ajo e kombinoi veshjen me çizme të kuqe me thekë deri në gjunjë.
Performanca u mbajt më 28 qershor në qytetin e saj të lindjes dhe shënoi fillimin e legës së dytë amerikane të turneut. Spektakli vjen në një moment të ngarkuar me thashetheme, pasi fansat janë të ndarë rreth mundësisë që kjo të jetë turneu i fundit i yllit 43-vjeçar. Spekulimet për një tërheqje të mundshme janë shtuar, por të tjerë kujtojnë se Beyoncé është ende në mes të trilogjisë muzikore të nisur me Renaissance (2022) dhe Cowboy Carter (2024), duke argumentuar se muzika mbetet pasioni i saj i vërtetë.
Pavarësisht zërave, Beyoncé ka theksuar vazhdimisht dashurinë për artin dhe këndimin, duke lënë të kuptohet se, edhe nëse ndalet nga turnet intensive, krijimtaria e saj nuk do të shuhet.









