FLASH :

Beteja për parlamentin/ Ja sa vota duhen për të nxjerrë një deputet në Fier

Qarku i Fierit ka një rëndësi të veçantë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës në Shqipëri, duke qenë një nga qarqet më të mëdha dhe me 16 mandate deputetësh për t’u ndarë. Ky qark shërben si një tregues i rëndësishëm për balancën politike mes Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Demokratike (PD), si dhe për ndikimin e partive të reja në skenën politike.
Sipas sondazheve, PS pritet të marrë 50.5% të votave në Fier, duke siguruar 8 ose 9 mandate, ndërsa PD me 33% të votave mund të fitojë 5 deri në 6 mandate. Partitë e reja si “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Mundësia” kanë gjithashtu një prani të konsiderueshme, me përkatësisht 7% dhe 5% të votave, duke garuar për një mandat secila.


Sipas të dhënave më të fundit nga Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023, Qarku i Fierit ka një popullsi prej 240,377 banorësh dhe prodhon 16 mandate. Historikisht mandatet janë ndare sipas tabelës me poshtë:

VitiPSPDLSITotal Mandate
200996116
201385316
2017104216
202196116


Balluku dhe Bardhi
Dy Emra, Dy Simptoma të Tranzicionit Politik Shqiptar


Në politikën shqiptare, emrat nuk janë thjesht përfaqësues të partive ata janë simptomat më të qarta të sistemit që kemi ndërtuar. Belinda Balluku dhe Gazment Bardhi janë dy figura që ndonëse vijnë nga kampe të ndryshme, përfaqësojnë në mënyra të ndryshme disa nga patologjitë më të thella të tranzicionit tonë demokratik.
Belinda Balluku, aktualisht zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është një nga figurat më të përfolura të qeverisë Rama. Me një profil teknik dhe diplomë në drejtësi e administrim, me trajnime në Harvard, Balluku është pozicionuar si një grua e fuqishme në qeveri por jo pa kosto politike. Emri i saj lidhet shpesh me projekte gjigante infrastrukturore të akuzuara për mungesë transparence dhe afera korruptive, duke e kthyer atë në një nga zyrtaret më të akuzuara të tranzicionit. Për kritikët, ajo është simboli i teknokratit të bindur ndaj pushtetit, që mbulon me menaxhim imazhin e një klientelizmi të thellë.


Nga ana tjetër, Gazment Bardhi, jurist dhe deputet i Partisë Demokratike, përfaqëson një tjetër deformim të politikës: atë të oportunizmit pa busull. I afirmuar si një nga figurat e reja në PD, Bardhi është lavdëruar për angazhimin e tij në çështje ligjore dhe për luftën kundër ndikimit të krimit në zgjedhje. Megjithatë, historia e tij politike është shënuar nga lëvizje të shpeshta dhe pozicionime të paqarta mes dy poleve të opozitës: herë afër Lulzim Bashës, herë pranë Sali Berishës. Kjo besnikëri e lëkundur nuk është thjesht një pasojë e ndarjeve në PD ajo është një dëshmi e një arrivizmi të thellë, që vendos ambicien personale përpara çdo qëndrueshmërie karakteri.


Profili më interesant në fier është një hyrje e re në politikë. Azmer Duleviç kandidat për deputet në Fier me partinë “Shqipëria Bëhet” është një inxhinier elektrik dhe ekspert i automatizimit industrial, i njohur për angazhimin e tij publik në çështje të energjisë dhe transparencës. Me mbi 250 dalje televizive, Duleviç ka qenë një zë i fortë në denoncimin e abuzimeve në sektorin energjetik. Ai ka theksuar rëndësinë e uljes së humbjeve në rrjetin elektrik dhe ka promovuar përdorimin e paneleve diellore si një alternativë për qytetarët. Në fushatën e tij, Duleviç ka theksuar se nuk ka hyrë në politikë për të prishur punë partive të mëdha, por për të sjellë ndryshim dhe për të sfiduar status quo-në . Ai është i njohur për qëndrimet e tij të guximshme dhe për angazhimin e tij në çështje që prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Por si bëhet llogaria për të marrë një mandat në Fier?