Pamje mbresëlënëse janë regjistruar në det, ku një peshkaqen dhe një peshk fluturues janë përfshirë në një “betejë”. Peshku fluturues, duke shfrytëzuar shpejtësinë dhe aftësinë për t’u ngritur mbi sipërfaqen e ujit, ka arritur t’i shpëtojë sulmeve të grabitqarit, duke dhuruar një spektakël të rrallë natyre.
Skena është ndjekur me habi nga dëshmitarët, të cilët e kanë cilësuar si një shembull të jashtëzakonshëm të luftës për mbijetesë në botën e egër të detit. Përballja përfundoi pa “humbje”, me peshkun fluturues që i shpëtoi kthetrave të peshkaqenit dhe u largua drejt thellësive.