FLASH :

‘Beteja’ e jahteve në pushimet e pilotëve të Formula 1, rivalitet i madh edhe jashtë pistave

Gjatë pushimit veror të Formula 1, skena e shpejtësisë në pista zëvendësohet nga gara e luksit në det. Pilotët më të famshëm të botës shijojnë pushimet e tyre mbi jahte madhështore, që variojnë nga ato ekologjike deri te “pallatet lundruese” me dhjetëra miliona euro vlerë.

Kampioni në fuqi, Max Verstappen, zotëron “Unleash the Lion”, një jaht prej mbi 35 milionë eurosh, i përshkruar si “arratisja e fundjavës e një villani të James Bond”. Me hapësirë për 12 të ftuar dhe 5 anëtarë ekuipazhi, jahti ofron luks të fshehtë, ndërsa shpesh shihet i ankoruar në Monako.

George Russell – Luks kompakt në brigjet e Sardenjës

Britaniku George Russell ka investuar 3 milionë euro në Pershing 6X, një jaht më kompakt, por të pajisur me katër dhoma gjumi, katër banjo dhe një sallon modern. Ai ka ndarë me fansat momente pushimi me të dashurën Carmen Mundt, duke shijuar sportet ujore në brigjet e Sardenjës.

Fernando Alonso – Katamarani ekologjik

Spanjolli Fernando Alonso ka zgjedhur rrugën e qëndrueshmërisë. Jahti i tij Sunreef Power Eco 60 është i pajisur me 68,6 m² panele diellore dhe motorë elektrikë të qetë. “Në bord, rëndësi ka vetëm qetësia, ajri i pastër dhe shoqëria e mirë,” – thekson Alonso.

Lewis Hamilton – Pionieri i luksit në det

Hamilton bleu që në vitin 2009 një Sunseeker 90 me vlerë 3,5 milionë euro, që arrin deri në 30 nyje shpejtësi. Përveç përdorimit personal, ai shpesh zgjedh edhe jahte me qira, duke ruajtur misterin mbi preferencat e tij.

Charles Leclerc – Dyfish pasioni për detin

Piloti monegask, Charles Leclerc, zotëron dy jahte: “Sedici”, një jaht sportiv prej 20 metrash që arrin 37 nyje, dhe “Monza”, një Riva Dolceriva i vogël e i shpejtë, vlerësuar rreth 2 milionë euro. Të dy lidhen me momentet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Pushimet e pilotëve të Formula 1 janë shndërruar kështu në një garë paralele, ku stili i jetesës, teknologjia dhe luksit i pafund e bëjnë detin skenën e re të rivalitetit mes ‘yjeve’ të garave.