Besa Kokëdhima ka ndarë disa nga momentet më të ndjera të jetës së saj personale në një intervistë për emisionin “Goca & Gra”. E qeshur dhe e sinqertë, Besa rrëfeu se është më e dashuruar se kurrë dhe se partneri i saj është mbështetja më e madhe në ditët e ngarkuara.
“Kur jam e stresuar, ai është i vetmi që më qetëson. Kuptimi i jetës për mua është dashuria,” u shpreh këngëtarja, duke treguar se ndjenjat janë në qendër të gjithçkaje për të.
Por surprizat nuk përfunduan këtu. Besa la të kuptohet se dasma është shumë afër.
“Po, themi që së shpejti do të kemi dasmë,” tha ajo me entuziazëm, duke shtuar se do të ketë më shumë se një fustan.
“Jam gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më mbetet gjë peng,” përfundoi artistja.