FLASH :

Berisha trembet nga SPAK dhe shpall linjë mbrojtje qesharake: 21 Janari ishte krim shtetëror… por pa dashje

I pyetur nga gazetarja e Report TV, Keti Banushi, nëse ndan të njëjtin qëndrim me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut që e ka cilësuar “21 Janarin” si krim shtetëror, Sali Berisha u përgjigj se e pranon këtë, por sipas tij, “pa dashje”.

Ish-kryeministri, i cili u paraqit sot në SPAK për çështjen “Partizani”, deklaroi se vrasjet e katër protestuesve në 2011 ishin “krim shtetëror nga armët e shtetit, por pa qëllim vrasje”, duke shtuar se “është faktuar që nuk ka pasur urdhër për të qëlluar”.

Deklarata përbën një zbutje të dukshme të qëndrimit të Berishës, i cili ndër vite ka dhënë versione kontradiktore: fillimisht akuzoi se viktimat u vranë nga brenda turmës me “pistoleta çadër”, më pas mbrojti Gardën duke thënë se “ka zbatuar ligjin”, dhe madje paralajmëroi se edhe Edi Rama do të ishte vrarë me snajper nëse afrohej te Kryeministria.

Ngjarja e 21 Janarit, ku humbën jetën Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Dedja dhe Faik Myrtaj, po hetohet nga SPAK për tre akuza: vrasje në rrethana të tjera cilësuese, shpërdorim detyre dhe pengim të hetimeve.