FLASH :

“Berisha duhet të japë dorëheqjen”, Balliu: Të zbatojë statutin dhe të largohet pas humbjes

Kandidatja për primaret në PD, Alesia Balliu thotë se Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Balliu u shpreh se Berisha duhet të zbatojë statutin dhe të largohet pas humbjes spektakolare të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“Duhet t’ia kërkojë dorëheqjen. E kanë çuar veten të cilësohen si të tillë, në atë parti ekziston një statut, që duhet respektuar. Ai nuk mund të dalë të thotë, këtu nuk ka zgjedhje.

Ne bazohemi te statuti. Termi palaço, merr kuptimin e mirëfilltë të djalës. Nuk mund të privosh ti zërat kundra dhe nuk mund t’i drejtohet zërave kundra me këtë arrogancë. Ne bazohemi te çdo normë ligjore dhe e drejta që ka çdo individ për të garuar.

Të gjithë ne jemi larguar nga funksionet, por jemi anëtarë të PD. Duhet të ketë një garë brenda PD, të ngrihet mbi idealin dhe të prodhojë frymë.

Sot PD nuk ka frymë, ka individë që nuk i voton njeri. Janë deputetë të zgjedhur të Berishës, jo të popullit. Ata nuk përfaqësojnë popullin.”, theksoi ajo.