FLASH :

Beogradi në Revolucion: 275 Mijë Protestues, 22 Arrestime dhe 56 Lëndime – Ndërsa Berisha mbledh vetëm një grusht!

Pjesëmarrja në protestën e Berishës qesharake! Në Beograd mbi 275 mijë studentë dhe qytetarë, mbushën rrugët dhe sheshet në protestën më të madhe antiqeveritare ndonjëherë. Shifra pretendohet nga organizatorët e protestës, ndërsa ata kërkuan përgjegjësi tek forca në pushtet për korrupsionin dhe ngjarjen e Novi Sadit nëntorin e kaluar. Vuçiç tha pas protestës se pushteti e kuptoi mesazhin

Organizatorët thanë se në rrugët dhe sheshet e Beogradit kishte një pjesëmarrje të frikshme me mbi 275 persona. Ata paralizuan kryeqytetin serb, në protestën më të madhe antiqeveritare të mbajtur ndonjëherë në vend. Në të njëjtin moment që mbahej protesta në Beograd, në Tiranë zhvilloi protestë edhe Sali Berisha për mbylljen e TikTiok, por pjesëmarrja në protestën e tij ishte qesharake me një numër miminal protestuesish.

Kolonat e protestuesve marshuan nga qytetet e tyre për dy ditë drejt sheshit ‘Sllavija’ ku u mbajtën fjalime.  Nën sloganin ’15 për 15’ protestuesit kërkuan sërish përgjegjës në qeverinë e Aleksandër Vuçiç për tragjedinë me 15 viktima në Novi Sad pas shembjes së strehës së një stacioni treni në nëntor 2024.

Ne nuk do të lejojmë që korrupsioni të rrezikojë jetën e askujt, pasi vrau 15 njerëz në Novi Sad. Ne jemi këtu sepse nuk do t’ju lejojmë të na privoni nga liria, sepse ne mbrojmë njëri-tjetrin, nuk do të lejojnë më largime nga puna për shkak të postimeve në rrjetet sociale”, u shprehën studentët në fjalime.

Më herët gjatë marshimit, pati tentativa për të parandaluar protestuesit, me urdhrin që ndaloi të gjithë transportin publik në Beograd, ndërsa 22 përsona u arrestuan ndërsa 56 mbetën të lënduar.

Vuçiç, i cili ka dominuar politikën serbe që kur u bë kryeministër në 2014 dhe më pas president në 2017, tha se demonstruesit nuk do ta detyronin kurrë të tërhiqej.

Do të duhet të më vrasësh nëse dëshiron të më zëvendësosh,” tha ai.

Por edhe pse dha këtë reagim përpara protestës Vuçiç reagoi butë pas saj duke thënë se pushteti e ka marrë mesazhin. Për protestën reagoi edhe komisionerja për zgjerimin europian Marta Kos.

Ajo thotë se kjo ishte një protestë e paprecedentë dhe falenderoi punonjësit e sigurisë për mbarëvajtjen e saj. Në të njëjtën kohë Marta Kos, thotë se qeveria duhet të bëjë një marrëveshje për reformat e nevojshme të cilat janë të domosdoshme për rrugën e intergrimi të Serbisë.