FLASH :

Video/Benjamin Pavard dhëndër në Kosovë, kërcen me muzikë shqiptare

Mbrojtësi i njohur francez, Benjamin Pavard, është bërë dhëndër në Kosovë, ku është martuar me partneren e tij nga ky vend. Ceremonia private është zhvilluar në një ambient tradicional shqiptar, ndërsa pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale e tregojnë futbollistin teksa kërcen plot entuziazëm me muzikë popullore shqiptare, i veshur me kostum klasik pranë nuses së tij.

Pjesëmarrësit në dasmë tregojnë për një atmosferë të ngrohtë, me muzikë tradicionale dhe elementë të kulturës kosovare. Martesa e kampionit të botës me Francën ka tërhequr vëmendje të madhe në mediat lokale dhe ato ndërkombëtare.