Aktori dhe regjisori Ben Affleck ka rrëfyer në një intervistë për podcast-in “This Past Weekend” se pse shpesh duket i mërzitur apo nervoz në publik dhe pse nuk i shijon eventet e mëdha shoqërore.
“Jam mjaft i turpshëm, nuk më pëlqen të jem para kamerave”, tha Affleck, duke theksuar se e dallon qartë aktin e të bërit filma nga ekspozimi në jetën reale. Ai shtoi se nuk dëshiron që publiku ta ndjekë në çdo hap apo të gjykojë për pamjen e tij kur është në përditshmërinë e tij.
“Kur bëhet fjalë për jetën time jashtë aktrimit, nuk dua që njerëzit të më shohin duke ecur me bluzë ose të brendshme. Do të doja që jeta ime private të ishte edhe më private”, u shpreh aktori 51-vjeçar.
Paraqitja e tij në këtë podcast ka marrë mbi 2.7 milionë shikime dhe ka gjeneruar rreth 10 mijë komente, shumica mbështetëse. Fansat vlerësuan sinqeritetin e Affleck, duke e quajtur atë “modest” dhe një “personazh të rrallë në Hollywood”.
“Media e ka ngacmuar për vite me radhë, dhe kjo e bën atë të duket si një person normal”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër shton: “Na duhen më shumë si ai në botën e famës”.