FLASH :

Bëhu milioner për një ditë: Ja si të fluturosh mbi Mesdhe me 210 paund

Një përvojë që i ngjan më shumë një skene nga filmi “White Lotus” sesa një udhëtimi të zakonshëm me Uber, është realiteti që këtë verë ofrohet mbi brigjet italiane. Për vetëm 210 paund, tashmë mund të fluturosh me helikopter nga Sorrento në Capri për 15 minuta, me pamje marramendëse mbi Mesdhe dhe shkëmbinjtë e famshëm të Faraglionit.

Gazetari britanik Jim Norton përshkruan përvojën e tij në helikopterin luksoz me dy motorë – një model prej 5 milionë paundësh, i pari i këtij lloji në Itali – me pilotë vendas që e shndërrojnë çdo udhëtim në një mini-turne ajror me komente mbi peizazhin.

Ky shërbim i Uber-it, që ka nisur për herë të parë në Europë këtë verë, u bë i famshëm më parë në Nju Jork. Tashmë ka ardhur në jug të Italisë dhe synon të tërheqë jo vetëm elitat që zbresin me jahte në Capri, por edhe turistët që duan një eksperiencë unike pa paguar mijëra euro.

Për një udhëtim vajtje-ardhje, çmimi arrin në 1,260 paund nëse mbushen gjashtë vendet. Një ofertë që në krahasim me çmimin standard prej 3,300 paund për një drejtim të vetëm, duket si një “vjedhje”.

Por për ata që nuk e kanë me qejf fluturimin, Uber ofron gjithashtu një tjetër formë luksi: një udhëtim me jaht nga Sorrento në Positano. Katër orë në një jaht 13 metra të gjatë, të mbushur me lëkurë të bardhë, prosecco dhe aperol, që për çudi ofrohet falas – e subvencionuar nga Uber si pjesë e një fushate promovuese.

Pjesë e turit janë edhe dhjetëra gazetarë dhe influencerë ndërkombëtarë, që shijojnë jo vetëm fluturimin mbi Mesdhe, por edhe akomodimin në një hotel boutique pesë-yje me pamje që të lë pa frymë nga gjiri i Napolit.

Nga ajri mbi vilat luksoze të Kaprit, në çikrikët e helikopterit që zbrisnin pranë detit të kaltër, e deri te jehona e “Buonjiournooo!” nga pilotët e barkave që kalonin njëri-tjetrin me të qeshura, kjo përvojë është për t’u shënuar si një nga momentet më të paharrueshme të sezonit veror 2025.

Një mënyrë e re për të përjetuar La Dolce Vita – me helikopter dhe stil.