FLASH :

Behgjet Pacolli reagon pas akuzave: “Artikulli i Kapitalit i shtrembëruar dhe i padrejtë”

Biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj artikullit të publikuar nga gazeta Kapitali, duke e cilësuar atë “të padrejtë dhe të shtrembëruar”. Ai tha se bashkë me drejtorin e kompanisë Mabco, koncesionare shumicë e Aeroportit të Vlorës, ka qenë në Kryeministri vetëm për një vizitë kortezie, ku informuan për ecurinë e punimeve në aeroport.

Pacolli mohoi kategorikisht raportimet se ka pasur presion apo kërkesa për përfshirjen e qeverisë në këtë projekt, duke theksuar se insinuatat e bëra nga disa media nuk qëndrojnë dhe nuk përkojnë me të vërtetën.