FLASH :

“Bebja misterioze” e binjakeve Abby dhe Brittany Hensel trondit rrjetin: A janë bërë nëna?

Binjaket e bashkuara më të famshme në botë, Abby dhe Brittany Hensel, janë parë për herë të parë në publik me një foshnjë në krah, duke ndezur spekulime të mëdha në rrjet. Të enjten, ato u fotografuan në Arden Hills, Minnesota, duke mbajtur një karrocë për fëmijë dhe duke e vendosur në pjesën e pasme të një Tesla-je të zezë, vetëm 10 milje larg Minneapolis-it.

Deri tani, nuk ka konfirmim zyrtar nëse bebi është i tyre, ndërsa një përfaqësues i binjakeve nuk ka dhënë koment për mediat. Por pamjet kanë shpërthyer në rrjet, duke ngjallur spekulime të reja për jetën e tyre private, sidomos pas zbulesës së bujshme se Abby është martuar në vitin 2021 me ish-ushtarin e ushtrisë amerikane, Joshua Bowling.


Foshnja që ndezi pyetjet: Një hap i ri në jetën e binjakeve të bashkuara?

Në vitin 2003, në dokumentarin “Joined for Life”, Abby dhe Brittany kishin shprehur dëshirën për të pasur fëmijë në të ardhmen, por deri më sot nuk kishte pasur asnjë të dhënë për shtatzëni apo prindërim nga ana e tyre. Tani, me një bebe në dorë, fansat janë duke pritur me frymë të prerë për një deklaratë zyrtare.

Pas martesës me Bowling, Abby është bërë njerkë e vajzës së tij nga një lidhje e mëparshme, sipas burimeve të TMZ. Martesa u zbulua vetëm vitin e kaluar, ndërsa më pas, Bowling postoi një foto familjare me të dyja motrat në profilin e tij në Facebook, duke sinjalizuar një front të bashkuar familjar.


“Nëse nuk ju pëlqej, por më ndiqni, jeni ende fans” – motrat u përgjigjen kritikëve në TikTok

Pavarësisht vëmendjes mediatike dhe komenteve negative në internet, motrat Hensel nuk janë të panjohura me famën. Ato u bënë të njohura fillimisht në The Oprah Winfrey Show në 1996, më pas në kopertinën e revistës LIFE, dhe më vonë me emisionin e tyre në TLC, që dokumentoi jetën e tyre në universitet dhe udhëtimet në Europë.

Pas publikimit të martesës së fshehtë, binjaket postuan një video në TikTok me mesazhin:
“Për të gjithë ata që më urrejnë: nëse nuk ju pëlqej, por më ndiqni në çdo hap, ju jeni ende fans.”

Në qershor 2024, ato ndanë pamje nga vallëzimi i parë i Abby dhe Joshua-s në dasmë, ndërsa një tjetër video e titulluan:
“E dimë që mendoni se na njihni.”


A është kjo foshnja një tjetër kapitull i ri për motrat e pandara më të famshme në botë?

Publiku pret me kureshtje më shumë detaje, ndërsa rrjetet sociale janë pushtuar nga pyetja:
A janë Abby dhe Brittany bërë nëna për herë të parë?