FLASH :

BE kundër planit të Netanjahut për pushtimit e Gazës

Zëdhënësja e Çështjeve të Jashtme të Komisionit Evropian, Anitta Hipper, thotë se “Gaza duhet të jetë pjesë integrale e shtetit palestinez”.

BE-ja ka kundërshtuar ndryshimet territoriale ose demografike në Gaza, qëndrim ky në përgjigje të planeve të Kryeministrit izraelit Netanyahu, i cili ka vendosur për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës.

“BE-ja hedh poshtë çdo përpjekje për të ndryshuar situatën demografike dhe territoriale në Gaza, përfshirë edhe pushtimin nga Izraeli“, tha zëdhënësja e Çështjeve të Jashtme të Komisionit Evropian, Anitta Hipper.

Sipas saj, “Gaza duhet të jetë një pjesë integrale e shtetit të ardhshëm palestinez”.