FLASH :

BE kundër lehtësimit të sanksioneve ndaj Rusisë

Rusia ka formuluar kushte për një armëpushim në Detin e Zi dhe bëri thirrje për lehtësimin e sanksioneve. BE-ja tha se është e gatshme, por me kushte.

BE-ja refuzon t’i heqë sanksionet për prodhimet bujqësore ruse. Moska e vuri këtë si kusht për të rënë dakord për një armëpushim në Detin e Zi.

BE-ja është informuar për propozimet për të siguruar transport të sigurt dhe për t’u dhënë fund sulmeve ndaj objekteve energjetike në Ukrainë dhe Rusi, tha në Bruksel një zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Tani Rusia duhet të tregojë vullnet të vërtetë politik për t’i dhënë fund luftës së saj agresore, të paligjshme dhe të paprovokuar.

BE-ja e gatshme, por me kushte

BE-ja është e gatshme të mbështesë hapat e ardhshëm së bashku me Ukrainën, SHBA-në dhe partnerë të tjerë. Një zëdhënëse tjetër e Komisionit të BE-së tha: “Fundi i agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus në Ukrainë, si dhe tërheqja e pakushtëzuar e të gjitha forcave të armatosura ruse nga i gjithë territori i Ukrainës, do të ishte një nga parakushtet më të rëndësishme për ndryshimin ose heqjen e sanksioneve”.