FLASH :

Baste sportive dhe kokainë/ Arrestohet 34-vjeçari, shpallet në kërkim i riu, në hetim pronari i lokalit në Tiranë

Sipas policisë, 34-vjeçari po vendoste baste në telefon në momentin e arrestimit, ndërsa 32-vjeçarit iu gjet një sasi kokaine në çantë e harruar në lokal.

Policia e Tiranës ka goditur një rast ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i basteve sportive në një lokal në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet. Sipas policisë, në pranga ra një 34-vjeçar, i cili u kap duke vënë baste sportive në celular.

Ndërsa u shpall në kërkim një 32-vjeçari, pasi në çantën e tij të lënë në ambientet e lokalit, u gjet një sasi kokaine. Po ashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

“Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë informative, të kryera në kuadër të operacionit “Multiple”, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:

-arrestuan shtetasin R. U., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke vënë baste sportive, me celular, në ambientet e një lokali në rrugën “Mikel Maruli”;

-shpallën në kërkim shtetasin E. P.(T.), 32 vjeç, pasi në çantën e tij (lënë në ambientet e lokalit), u gjet një sasi Kokaine. Punohet për kapjen e shtetasit E. P.(T.);

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit të vënë në dispozicion të këtyre paligjshmërive, shtetasin I. K., 32 vjeç.”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.