Ndërsa Bashkia Shkodër njoftoi së fundmi një aksion të ashpër për lirimin e hapësirave publike, dëmi real në terren ishte simbolik: u hoqën vetëm dy vazo dhe disa çadra, ndërkohë që zaptuesit mbetën të paprekur në pjesën dërrmuese të kartës territoriale.
Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, kishte deklaruar se ishin identifikuar 41 pika kritike në rrugët e qytetit, ku vendosjet e paautorizuara pengonin qarkullimin normal dhe ndërhynin në rrugët e zjarrfikëseve. Ai premtoi se Kryeministri Rama do t’i ndjekte punimet me dron për të monitoruar situatën dhe për të goditur thuajse çdo vendim të paligjshëm.
Por si duket këto deklarata ende nuk janë kthyer në veprime konkrete.
Qytetarët e Shkodrës mbeten kritikë ndaj një fushate që duket se u mendua më shumë për t’u promovuar në media sesa për të zgjidhur realisht problematikën e zaptimit të hapësirave publike.