FLASH :

Bardh Spahia, 12 vjet në opozitë, por e thyen këmbën në kalçeto në prag të parlamentit të ri!

Deputeti i zgjedhur i PD-së për qarkun e Shkodrës dhe ish-kryebashkiaku Bardh Spahia ka gjetur një mënyrë të veçantë për të “debutuar” në parlamentin e ri. Gjatë një ndeshjeje futbolli me djalin dhe nipërit e tij, Spahia ka pësuar një incident që nuk e priste askush — thyerje të këmbës dhe kaviljes, e cila tani është në allçi.

“Nuk i rezistova dot sfidës për një ndeshje futbolli me djalin dhe nipat. Shumë entuziazëm dhe energji por në fund “trofeun” e fitova unë: frakturë e kaviljes dhe këmba në allçi. Më e rëndësishmja kaloi, tani pak javë “në stol”. Ndërkohë po shijoj pak kohë me ta si “kapiten jashtë fushe”, i rrethuar nga skuadra ime më e çmuar: familja”,”, shkruan me humor vetë Spahia në Facebook. “Trofeu” në këtë lojë familjare ka qenë fraktura e këmbës, që pritet t’i ndalojë lëvizjet aktive kur parlamenti i ri të mblidhet në shtator.

Një fillim i vështirë për ish-kryebashkiakun që tashmë do të jetë në qendër të politikës, por me “këmbë në allçi” — ndoshta një metaforë e mirë për sfidat që e presin në foltoren parlamentare.

Ndryshe nga mbështetësit e PD-së që 12 vjet protestojnë dhe “thyejnë karriget” në sallën e Kuvendit, Bardh Spahia duket se “e ka thyer vetë këmbën”, por të paktën këtë herë për arsye sportive e familjare!

Shpresojmë që “kapiteni jashtë fushe” të shërohet shpejt, që të mos i mungojë asnjë raundi në lojën politike që po fillon.