FLASH :

Barcelona nuk e diskuton “El Classico”! Fitore me përmbysje pas një tjetër ndeshje spektakolare kundër Realit

Barcelona ka konfirmuar dominimin absolut ndaj Real Madrid në këtë sezon, duke mposhtur përsëri në “El Classico” rivalët historikë, për të vendosur një dorë te trofeu i titullit kampion.

Sfida ka qenë spektakolare, pasi nisi me dy gola të shpejtë të Realit me Mbape, por më pas ishte Barcelona e cila përmbysi gjithçka me gola të njëpasnjëshëm të yjeve të saj, duke bërë që në pushim të ishin katalanasit në avantazh 4-2.

Reali nuk dukej të kishte forcë të thumbonte, edhe pse gjeti një tjetër gol me Mbape. Tentativat e dëshpëruara në fund nuk sollën sukses e kësisoj Barcelona mori një fitore të shkëlqyer për moralin, por edhe për renditjen pasi afrohet matematikisht me titullin kampion të radhës.