Pamje dramatike vijnë nga Gramshi, ku banorët janë detyruar të marrin rrugët për t’u larguar nga zjarret që po përhapen me shpejtësi në zonë. Në video shihen automjete të mbushura me familjarë dhe sende të nevojshme, teksa ikin drejt vendeve më të sigurta, ndërsa pas tyre ngrihet një re e dendur tymi.
Autoritetet kanë nisur evakuimin masiv për të shmangur tragjedi të mëdha, pasi flakët kanë rrezikuar disa fshatra dhe banesa. Situata mbetet kritike dhe ndërhyrja nga ajri shihet si e vetmja zgjidhje për të frenuar përhapjen e zjarrit.