Banorët e disa fshatrave të lumit të Vlorës kanë bllokuar sot për rreth 30 minuta aksin rrugor që lidh Vlorën me Qeparoin
Ata kërkojnë ndërhyrjen urgjente për ndërtimin e rrugëve të fshatrave të lumit, të cilat për më shumë se 35 vite nuk janë investuar dhe sot janë të amortizuara otësisht.
Protesta është shoqëruar me bllokimin e qarkullimit, duke krijuar një radhë automjetesh deri në 2 kilometra. Banorët kanë paralajmëruar se nëse nuk merren masa konkrete, do të përshkallëzojnë protestat e tyre.