Pamje dramatike vijnë nga Forest Gate, në lindje të Londrës, ku një bandë grabitësish me maska ka sulmuar një furgon të kompanisë DPD në mes të ditës, teksa shoferi kishte ndaluar për të shpërndarë pakot.
I kapur në befasi, shoferi i tmerruar shihet me duar lart, ndërsa grupi i armatosur rrethoi mjetin dhe e boshatisi me shpejtësi, duke marrë një sasi të konsiderueshme sendesh. Ngjarja ndodhi në pak sekonda, përpara se banda të zhdukej në rrugicat e zonës.
Policia Metropolitane e Londrës ka nisur një operacion kërkimi për autorët, ndërsa incidenti ka shkaktuar valë reagimesh në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë cilësuar grabitjen si “shokante” dhe “të frikshme” për sigurinë publike