FLASH :

Bahamasi njohu Kosovën, presidenti Begaj: Kontribut për stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në X, për njohjen e shtetit të Kososvës nga ana e Bahamasit.

Begaj shprehu mirënjohjen për këtë shtet, duke shtuar se është një kontribut për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë.

Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë.