Pamje tronditëse vijnë nga fshati Kopaçez i bashkisë Delvinë, ku zjarret kanë përfshirë toka të tëra dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale e emocionale. Në një video të publikuar nga vendngjarja, shihet se si flakët kanë kapluar një stallë me bagëti, të cilat kanë humbur jetën të gjalla në përpjekje për t’u shpëtuar zjarrit.
Pronari i kafshëve shfaqet i dëshpëruar dhe akuzon autoritetet për një ndërhyrje të vonuar, që sipas tij ka bërë që dëmi të jetë edhe më i madh. Ai dëgjohet në video duke denoncuar mungesën e reagimit në kohë nga strukturat shtetërore, të cilat sipas tij nuk bënë asgjë për të parandaluar tragjedinë. Rasti ka ngjallur reagime të forta në rrjet, ndërsa komuniteti i zonës kërkon hetim dhe përgjegjësi për neglizhencën e institucioneve përballë rrezikut të zjarreve.