I rrethuar nga familja e miqtë, kur akrepat e mbrëmjes shënuan 00:00 duke lajmëruar hyrjen e 7 qershorit, Ardit Gjebrea ka fryrë qirinjtë e ditëlindjes. Në një copëz të ndarë nga rrjetet sociale nga ky moment i bukur, drejtuesi i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, me modestinë që e karakterizon, ka shprehur vlerësimin për bekimet e jetës së tij.
Por nuk ishte vetëm moderatori që u surprizua. Siç dihet, “Kënga Magjike” këtë vit do të vijë në edicionin e saj të 25-të, një përvjetor i shënuar i kompeticionit muzikor. Gjebrea zbulon surprizën e parë të këtij edicioni: ai dhe vajza, Anna, do të jenë bashkëprezantues!
I rrethuar nga familja e miqtë, kur akrepat e mbrëmjes shënuan 00:00 duke lajmëruar hyrjen e 7 qershorit, Ardit Gjebrea ka fryrë qirinjtë e ditëlindjes. Në një copëz të ndarë nga rrjetet sociale nga ky moment i bukur, drejtuesi i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, me modestinë që e karakterizon, ka shprehur vlerësimin për bekimet e jetës së tij. Por nuk ishte vetëm moderatori që u surprizua. Siç dihet, “Kënga Magjike” këtë vit do të vijë në edicionin e saj të 25-të, një përvjetor i shënuar i kompeticionit muzikor. Gjebrea zbulon surprizën e parë të këtij edicioni: ai dhe vajza, Anna, do të jenë bashkëprezantues!Ardit Gjebrea: Faleminderit, faleminderit! Jam shumë i lumtur vërtet që ju kam dhe Zoti më ka bekuar tri herë në jetë. Së pari, me familjen ku u linda, me prindërit e mi dhe me motrën time. Më bekoi me Anilën, me Jonin dhe me Anën dhe më ka bekuar edhe me ju që më mbështesni, që më përkrahni dhe që nuk jeni lodhur asnjëherë me mua. Faleminderit!
Anna Gjebrea: Edhe unë dua ta falënderoj Zotin për babin më të mirë që më ka dhënë!
Ardit Gjebrea: Dhe cila ishte dëshira? Po e them, ju e dini. Familja dhe puna. Nuk ka gjë më të shtrenjtë sesa familja, por edhe puna. Shëndeti për familjen time dhe “E Diela Shqiptare” dhe “Kënga Magjike”. Këtë vit ne kemi 25-vjetorin e “Këngës Magjike” dhe duke qenë një vit shumë i rëndësishëm dhe i shënuar, do të doja që të ndaja me ju një gëzim shumë të madh që Anna Gjebrea do të jetë prezantuese e “Këngës Magjike”!