Pamje rrëqethëse vijnë nga Khan Younis në Rripin e Gazës, ku një baba palestinez, Majdi Jadallah, u jep lamtumirën e fundit tre fëmijëve të tij dhe bashkëshortes, të cilët humbën jetën nga një sulm ajror izraelit.
Sipas dëshmisë së tij, forcat izraelite goditën pranë shtëpisë së tyre në momentin kur fëmijët po luanin jashtë. “Çfarë faji kanë këta fëmijë?”, pyeti ai mes lotësh, ndërsa përqafonte trupat e pajetë të të vegjëlve të tij.
Agjencia e mbrojtjes civile në Gaza raportoi të enjten se të paktën 52 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite, mes tyre edhe tetë fëmijë, në atë që po cilësohet si një prej ditëve më të përgjakshme të ofensivës së fundit.