Vajza e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci e cila u vra nga bashkëshorti Pandeli Nakoleci më 22 gusht në Greqi, ka folur për ngjarjen e rëndë. Anastasia bën fajtorë të dy prindërit sepse i lanë rrugëve dhe me veprimet që kanë kryer, e ëma me tradhtinë, dhe i ati me vrasjen, nuk menduan fare për ta.
Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në rrugë, nuk menduan fare për ne. Nëna ime kishte një lidhje tjetër intime, babai im ishte xheloz dhe kjo është arsyeja pse ndodhi sherri. Ky burrë po fliste me nënën time, mendoj se kishin qenë bashkë për një kohë, nuk e di, nuk mund të gënjej, kishin qenë bashkë për një kohë… Ai na u fut në rrugë dhe na shkatërroi të gjithë familjen”, tha 18-vjeçarja për mediat greke.
Ajo pohoi se para se të ndodhte ngjarja e rëndë kishin shkuar me pushime.
U kisha thënë atyre ‘Nuk dua që të ziheni, dua që të jeni bashkë përgjithmonë, të shihni fëmijët tuaj’. Nuk doja që kjo të ndodhte. Nuk e mendova kurrë. Kishim shkuar me pushime, kaluam shumë mirë dhe pas dy ditësh ndodhi papritur. Para se të shkonim me pushime ata u grindën, filloi me një mesazh, babi i pa mesazhet në telefon. Por nuk është vetëm faji i babit, është edhe faji i nënës sime. Të dy janë fajtorë. Të dy bënë gabime. Dhe nëna ime bëri gabime dhe babi gaboi që vrau një grua që e donte aq shumë dhe kishte katër fëmijë”, përsëriti ajo.
Më pas tregon se kishte qenë vëllai që e kishte marrë në telefon dhe e kishte njoftuar për vrasjen. Tregon gjithashtu se gjatë kohës që 40-vjeçari ishte në arrati, ai e kishte marrë në telefon dhe kishte shprehur pendesë.
“Vëllai im më telefonoi dhe më tha ‘eja shpejt, kjo ndodhi, kjo ndodhi’. Shkova dhe pashë gjithçka. Ai më tha: “Babi vrau mamin. Unë ende i kam ato zëra në celularin tim.”, tha ajo duke treguar edhe bisedën me të atin kur ishte në arrati.
Nuk doja, nuk doja ta bëja këtë”, thekson ajo se i tha babai.
Anastasia shtoi se kjo kishte qenë e vetmja herë që kishte folur me të atin dhe kur u pyet nëse do ta vizitonte në burg, ajo u përgjigj: “Nuk e di nëse dua ta shoh. Dua shumë, por do të doja që edhe nëna ime të ishte atje”.
Babi nuk na ka goditur kurrë, as nëna ime. Nuk e kam parë kurrë babin të godasë nënën në jetën time. Ai nuk ishte i dhunshëm. Ai ishte shumë xheloz, ka kuptim sepse nëna ime foli me dikë që nuk duhet sepse ishte e lumtur. Duhet të kishin folur, të ndaheshin më mire. Babi nuk duhej ta kishte vrarë nënën e tij. Çfarë të them? Nuk e di.”