FLASH :

Babai amerikano-libanez dhe tre fëmijët e tij vritrn nga sulmi i Dronëve izraelit në Liban

Një sulm me dron izraelit goditi qytetin jugor të Bint Jbeil në Liban, duke shënjestruar një operativ të Hezbollahut që po udhëtonte me motor. Gjatë goditjes, droni preku edhe një automjet pranë, duke shkaktuar pasoja tragjike.

Nga shpërthimi humbën jetën katër shtetas amerikanë – një baba dhe tre fëmijët e tij – ndërsa nëna mbeti rëndë e plagosur. Familja raportohet se kishte ardhur në qytetin e tyre të lindjes për vizitë.

Sulmi ndodhi rreth 30 kilometra larg vendit ku i dërguari amerikan, Amos Hochstein, po zhvillonte takime me zyrtarët libanezë. Ngjarja ka shtuar tensionet në rajon dhe ka ngjallur reagime të forta për rrezikun ndaj civilëve.