Ledian Spaho, avokati i Enedios, autorit të incidentit tragjik, deklaroi se gjykata vendosi që autori të caktohet me masën e arrestit në burg.
“Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve,” tha avokati, duke theksuar se kjo masë është vendosur për shkak të pasojave të krijuara nga konflikti, edhe pse autorët janë të mitur. Gjykata ka vlerësuar se masa e arrestit është e drejtë jo vetëm për autorin, por edhe për babain, Edison Guri, dhe xhaxhain e tij.
Për të miturit e tjerë, gjykata vendosi që të mos aplikohet arresti, por të mbikëqyren nga prindërit dhe të paraqiten rregullisht para gjykatës.
Avokati Spaho deklaroi se autori shprehu pendesë, duke thënë: “Nuk doja të kishte këto pasoja, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë situatë. Shpreh ngushëllimet për familjen.”
Babai i të miturit ka përsëritur të njëjtën deklaratë, duke theksuar se “na vjen keq për pasojat e ndodhura.”