FLASH :

Avionët rusë shkelën hapësirën ajrore estoneze, Kaja Kallas: Provokim i rrezikshëm

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, e ka cilësuar shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga 3 avionë luftarak rus si provokim të rrezikshëm.

‘Shkelja e sotme e hapësirës ajrore estoneze nga avionët ushtarakë rusë është një provokim jashtëzakonisht i rrezikshëm. Ky është shkelja e tretë e hapësirës ajrore të BE-së brenda pak ditësh dhe kontribuon më tej në rritjen e tensioneve në rajon. BE-ja shpreh solidaritetin e saj të plotë me Estoninë. Jam në kontakt të ngushtë me qeverinë estoneze. Ne do të vazhdojmë të mbështesim shtetet tona anëtare në forcimin e mbrojtjes së tyre me burime evropiane. Putini po e vë në provë vendosmërinë e Perëndimit. Ne nuk duhet të tregojmë dobësi”, shtoi ajo.