FLASH :

Automjeti në të cilin humbën jetën dy 24-vjeçarët në Peqin, i shkatërruar nga goditja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Peqinit gjatë orëve të para të mëngjesit. Dy të rinj, 24-vjeçarë, kanë humbur jetën.

Makina ku ata udhëtonin, një mjet tip “Golf”, doli nga rruga në vendin e njohur si “Ura e Teqes”. Për pasojë automjeti përfundoi në shkallët e një banese.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 02:00, në vendin e quajtur “Ura e Teqes”, Peqin, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ll., 24 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi G. Ll. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. K., 24 vjeç”, njoftuan uniformat blu