FLASH :

Autobusi me targa turke, parakalim “spektakolar” në Shqipëri

Pogradec–Korçë – Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar në qarkullimin rrugor, ku një autobus me targa turke 34 EG 5668 është filmuar duke kryer një parakalim të rrezikshëm në aksin Pogradec–Korçë.

Pamjet, të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë mjetin e tonazhit të rëndë teksa futet në parakalim në një segment të ngushtë, duke vënë në rrezik serioz jetën e udhëtarëve dhe drejtuesve të tjerë të automjeteve.

Ky veprim i konsideruar si “spektakolar” dhe tepër i papërgjegjshëm ka shkaktuar reagime të shumta të indinjuara nga qytetarët, të cilët kërkojnë kontrolle më të rrepta ndaj mjeteve të huaja që qarkullojnë në Shqipëri.

Autoritetet rrugore ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me këtë rast, por Policia e Qarkullimit pritet të verifikojë ngjarjen dhe të marrë masat e nevojshme sipas Kodit Rrugor.