Selena Gomez dhe Benny Blanco janë drejt martesës dhe dasma do të mbahet në shtator.
Sigurisht, përgatitjet janë në kulmin e tyre dhe Selena sapo ka shprehur dëshirën për ëmbëlsirën që dëshiron të shërbehet.
“Ëmbëlsira ime e parapëlqyer do të ishin biskota me lëng perimesh e mishi”, tha ajo në një video në TikTok. “Biskotat e gjyshes sime dhe lëngu i mishit e perimeve, duken si ëmbëlsirë për mua.”
33-vjeçarja tha se “nuk do një tortë të madhe” për dasmën, por “një të vogël” që ajo dhe Blanco ta ngrijnë.
Dasma e madhe do të mbahet në Montecito, Kaliforni në shtator. Pjesë e saj do të jenë miq të ngushtë të çiftit, por këta të fundit janë emra të mëdhenj ndaj dhe vëmendjas’do të mungojë. Yje si Taylor Swift, Travis Kelce dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Blanco të jenë të pranishëm në ditën më të rëndësishme të çiftit.
Njëkohësisht, ky i fundit është i shqetësuar për masat e sigurisë pikërisht për shkak të profilit të lartë të dasmës dhe të ftuarve që do të marrin pjesë.
Benny Blanco ka folur më herët për planet e dasmës, gjatë një podcast-i ku tha se po planfiikon që ceremonia të jetë “e rehatshme” dhe “e mrekullueshme”.