FLASH :

Artan Fuga bën për “2 lekë” këto kompani shqiptare

Profesori dhe Filozofi, Artan Fuga, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka zbuluar disa prej problematikave që shqiptarët hasin në jetën e përditshme.

“Kam vënë re se Lufra, Erzeni, etj., shesin kosin me bidona. Mirë fort. Por mua më ngelet afro një e dhjeta e kosit në fund të bidonit. Si ta marr? Çfarë dreq paketimi është ky? Pres me thikë bythën e shishes që të marr pjesën më të mirë të kosit, me më yndyrë, që ka mbetur aty.”

“Blen frigoriferin, ta zëmë Global. Pyet: “Ore, ma transportoni në shtëpi tani?” Jo, po se po qese, jo sepse, po por… iki fare, nuk e blej.”

“Shkon te Big Market, të propozojnë të marrësh kartën e klientit. Bukur fort. Pastaj, kur pyet, të thonë: “Aa jooo, është vetëm për këtë njësinë këtu, jo për të gjithë Big Market-et!” Ouuuuu, po çfarë lloj karte klienti është kjo, kur nuk e përdor në të gjitha pikat e shitjes së kompanisë?”