Policia ka arrestuar në fshatin Hardhishtë të Shijakut shtetasin Fatjan Stafa, 39 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Gjykata e Apelit e Firences e kishte dënuar në mungesë më 8 tetor 2024 me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për përfshirje në një rrjet të trafikut të narkotikëve. Stafa, banues në fshatin Pjezë të Durrësit, ishte fshehur në zonat rurale të Shijakut.
Operacioni u finalizua nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me strukturat e Durrësit, nën emrin “Operacionalja 57”. Interpol Tirana ka nisur tashmë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.