Policia e Kosovës ka arrestuar sot T.K., shtetas të Republikës së Kosovës, si të dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se arrestimi është rezultat i angazhimeve intensive hetimore të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë.
Trupi i pajetë i Enver Bajraktarit u gjet më 5 gusht, i groposur në një arë të mbjellë me misër në Baicë të Lipjanit. Hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes vijojnë.